Lajme

Armend Mehaj: Kosova dhe NATO janë natyrshëm të bashkuara

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 29 June 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Kosova dhe NATO, janë natyrshëm të bashkuara, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se është koha për plan afatgjatë në sfidat e sigurisë në dimensionin global.

“Vendimet e Samitit të NATO-s në Madrid – shpresë për botën e lirë dhe demokratike   Koha për Konceptin e ri strategjik të NATO-s. Koha për plan afatgjatë në sfidat e sigurisë në dimensionin global, si dhe përcaktimin dhe realizimin e plotë të detyrat politike dhe ushtarake të NATO-s. Koha për të emëruar qartë kërcënuesit afatgjatë për të gjithë zonën euro-atlantike, aty ku natyrshëm është edhe Kosova dhe populli i saj. Republika e Kosovës, institucionet, populli dhe ushtria e saj besojnë në vlerat euratlantike dhe garantueses së saj – NATO-së. Republika e Kosovës dhe NATO janë natyrshëm të bashkuara. Rrugëtojmë së bashku për paqen, stabilitetin dhe sigurinë globale”, ka shkruar Mehaj./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera