Lajme

Armend Mehaj: Ka tendenca që të pengohet projekti i Fondit të Sigurisë

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 16 March 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka falënderuar të gjithë ata që po dhurojnë donacione për FSK-në në kuadër të Fondit të Sigurisë, shkruan Gazeta Infokus.

“Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe gjithë ushtarakëve të FSK-së, ju shpreh mirënjohjen më të lartë për përgjigjen e jashtëzakonshme e të pritur, e cila po vazhdon pandërprerë, me donacionet tuaja për Fondin e Sigurisë”, ka shkruar Mehaj.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ka tendenca që ky projekt të pengohet, derisa u ka rikujtuar të gjithëve që procesi i deponimit të parave të tyre në Fondin e Sigurisë është i sigurt dhe mbikëqyret nga Qeveria përmes Ministrisë së Financave.

-Advertisement-

“Prandaj, ju ftoj që të vazhdojmë së bashku me kontributet tona në Fondin e Sigurisë, për Ushtrinë tonë dhe të gjitha institucionet tona të sigurisë së vendit”, ka shkruar Mehaj.
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera