Rozë

Armela Hyseni bëhet bishë, degjeneron para mijëra njerëzve një vajzë

Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 05 November 2017

U bë e njohur falë edicionit të 9-të të Big Brother, por edhe pse qëndroi shumë pak brenda asaj shtëpie, ish banorja vazhdon të lakohet në media.

Armela Hyseni u cilësua si një nga femrat më tërheqëse të edicionit, por nuk vonuan sulmet ndaj saj lidhur me operacionet plastike.

Armela iu nënshtrua një operacioni në hundë, të cilin e bëri publik për fansat e saj. Disa faqe në rrjetet sociale publikuan foto të hershem të saj duke treguar se si dukej në të vërtetë. Nga fotot vihej re se ajo iu ishte nënshturaur dhe operacioneve të tjera.

-Advertisement-

Sulmet nga fansat vijuan dhe në publikimet e mëtejshme, por Armela nuk e ka në plan të heshtë më.

Ajo iu është kundërpërgjigjur duke publikuar në rrjetet e saj sociale foto e atyre që e kanë ofenduar apo e kanë cilësuar të shëmtuar.

“Dhe të mendosh që kjo më komenton mua “Sa e shpifme….”. Zot fale. Bujrum kush ka ndermend ta bëj si kjo! Nuk toleroj më!”, ka shkruar Armela në foton e postuar në Instagram.

Armela pas përfundimit të spektaklit premtoi se së shpejti do të shihej në ekran, por me sa duket planet e saj nuk kanë shkuar siç priteshin.

Ajo njihet gjithashtu për lidhjen e kushtëzuar nga publiku që iu desh të kishte me ish banorin Damiano Agalliu.

Ata u ndanë menjëherë pas spektaklit duke pohuar se mes tyre nuk kishte ndjenja. /Gazeta Express/ 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
GP Aviation dhe PrishtinaTicket me fluturime direkte dy herë në javë drejt Parisit!
-Advertisement-

Të tjera