Auto&Tech

Arma e fshehtë e telefonit Samsung Galaxy S11 mund të jetë një spektrometër

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 03 October 2019

Samsung Galaxy S11 mund të vijë me një karakteristikë të jashtëzakonshme e cila mund ta mundësojë matjen e gjithçkaje – nga ajo se sa të dehidratuar jeni e deri tek detektimi i përbërjes së hamburgerit nga McDonald’s. Kjo do të duhet t’ia lehtësojë përdoruesit që ta bëjë një jetë më të shëndetshme.

Sajti LetsGoDigital e ka zbuluar patentën e Samsungut, për të cilën kompania e Koresë së Jugut para pak kohësh e ka paraqitur kërkesën, dhe ajo i referohet telefonit me spektrometër, shkruan KOHA Ditore. Bëhet fjalë për një sensor i cili e matë përbërjen kimike për të përcaktuar se çfarë ndodhet brenda objektit, si dhe sasitë specifike të asaj përmbajtjeje. Teknologjia ia mundëson sensorit ta përcaktojë përmbajtjen e ujit përmes lëkurës ose vlerën ushqyese të ushqimit dhe gjëra të ngjashme.

Galaxy S11 nuk do të ishte telefoni i parë me një spektrometër (nëse me të vërtetë vjen me këtë karakteristikë). Kjo është implementuar më parë nga Changhong H2, i cili u prezantua në vitin 2017 në panairin CES, dhe më pas u lansua në Kinë dhe SHBA.

-Advertisement-

Përveç spektrometrit të lartpërmendur, Samsung Galaxy S11 mund të ketë kamerë prej 108MP në pjesën e pasme dhe zoom optik5x. Pritet gjithashtu ekran slajder, ndërsa ky mund të jetë telefoni i parë i kompanisë pa butona.

Samsung Galaxy S11 pritet të prezantohet në shkurt të vitit 2020, përpara panairit MWC 2020.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera