Lajme

Arlind Manxhuka i VV-së demanton lajmin për Besarta Jasharin, Klan Kosovën e quan media të Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 23:38 | 11 December 2024

Drejtuesi i zyrës për media të Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka ka demantuar lajmin se Besarta Jashari do të jetë pjesë e listës së kësaj partie si kandidate për deputete, lajm ky që u publikua nga Klan Kosova.

Manxhuka ka reaguar ashpër duke thënë se kjo po bëhet me qëllim që të krijohen pritshmëri tek masa dhe më pas të zhgënjehen.

Ai nuk është kursyer duke e quajtur Klan Kosovën edhe media të Serbisë, fjalor ky tashmë i zakonshëm drejtuar mediave nga partia në pushtet.

-Advertisement-

“Lajmi per Besarta Jasharin eshte i pavertete. Ai lajm eshte be me qellim te krijoje pritshmeri te publiku dhe pastaj te tentoje ta deshproje ate. Klanks, me certifikate nga Serbia, nuk e respekton dot familjen Jashari” tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera