Arifi i reagon Vuçiqit: Nuk do ta merrni asnjë metër të Kosovës për asnjë çmim
Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 30 June 2018
Vetëm pak orë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se është fitore për ta nëse marrin edhe një metër tokë nga Kosova ka reaguar, Avni Arifi.
Arifi që së fundi është emëruar, shef të negociatave me Serbinë ka thënë se asnjë metër e Kosovës për asnjë çmim.
Ai madje përmes një postimi në facebook ka shkruar se sovraniteti dhe territori i Kosovës nuk cenohet nga askush për asnjë çmim.
“As tash as kurrë”, ka përfunduar Arifi.
“Asnjë metër të tokës së Kosovës për asnjë çmim!!!! E urryeshme është ngrirja e konfliktit, e urryeshme është pasiguria dhe gjendja ekzistuese por asnjëra nuk e meriton dhe nuk e merrë kurrë as një metër të Kosovës. Sovraniteti dhe territori i Kosovës nuk cenohet nga askush për asnjë çmim. As tash as kurrë”, ka shkruar Arifi në facebook.
E ky reagim i Arifit erdhi pas mëngjesin e së shtunës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se për vendin që ai drejton që ai drejton do të ishte fitore në qoftë se e merr një metër në Kosovë.
Lexo edhe: Vuçiq: Nëse marrim vetëm një metër nga Kosova është fitore
“Nga e gjitha që ata e humbën, nëse veç një metër e marrim, është fitore, sepse tani nuk kemi asgjë. Njerëzit duhet të kenë besim në udhëheqjen e tyre që punojnë gjatë tërë kohës në këtë çështje. Sot ne nuk jemi të përjashtuar tërësisht prej saj, kurse deri në vitin 2012 ata vetëm kanë pritur të vëmë nënshkrim në pavarësinë që i është dhënë Kosovës”, ka thënë Vuçiq./GazetaFokus.
Të tjera
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...