Sport

Arifi niset për në Angli me synim që të mbetet te Unitedi

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 23 October 2017

Rines Arifi të hënën (sot) do t’i nisë provat te skuadra e madhe angleze, Manchester United. Te Akademia e Unitedit do të jetë në prova deri në fund të javës e më pas do të presë përgjigje nëse i ka kaluar apo jo me sukses ato.

Por ai është i bindur se ëndrra për të qenë pjesë e gjigantit anglez do t’i bëhet realitet. Arifi 14-vjeçar, që ka lindur në Malmo të Suedisë, është i lumtur që ka fituar rastin të testohet nga trajnerët e Unitedit.

“Të hënën do t’i nis provat dhe për këtë jam shumë i lumtur, dhe i emocionuar. Jam i vetëdijshëm që duhet ta jap maksimumin për ta bindur Manchesterin. Do të mundohem t’i tregoj vlerat e mia dhe t’i bindi trajnerët e Unitedit. Jam i bindur se ëndrra ime do të bëhet realitet. Mezi pres t’i nis provat për t’i bindur drejtuesit e Manchester Unitedit. Mendoj se kam të gjitha aftësitë për të qenë pjesë e Akademisë së Unitedit”, ka thënë Arifi të dielën për gazetën Koha Ditore.

-Advertisement-

Provat te klubi anglez futbollistit të talentuar ia mundësoi një menaxher shqiptar që jeton në Francë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera