Lajme

Arifi: Kosova të ketë strategji në veprime

Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 22 June 2023

Kur dialogohet është pozitive, sepse shpresohet se palët mund ta gjejnë një zgjidhjen, një alternativë paqësore që të mos kemi konfrontime në terren, që do ta përkeqësonte situatën në terren shumë dhe kjo varet nga të dyja palët, nuk varet vetëm nga Kosova.

Kështu tha Dritëro Arifi, profesor universitar në ‘InfoPlus’, duke vënë theksin te pala serbe që duhet “menjëherë t’i lirojë policët e Kosovës, që sot, nëse Serbia është e gatshme të vazhdohet tutje me procesin paqësor drejt normalizimit të marrëdhënieve”.

“E nëse kjo ndodhë, atëherë pala kosovare duhet bërë atë që kërkohet nga BE e SHBA, e cila do të vinte deri te qetësimi i raporteve Kosovë-SHBA-BE, por edhe Kosovë-Serbi”, shtoi Arifi,derisa tha se pala kosovare duhet t’i kryejë obligime të tjera që duhet zbatuar në terren, që janë kërkesat e BE-së.

-Advertisement-

“Këtu kërkohen dy veprime. Nga Serbia dhe nga Kosova veprimi i dytë, për të qetësuar situatën në terren, që është jetike për të ardhmen e vendit tonë për ta gjetur një gjuhë të përbashkët me partnerët tanë ndërkombëtarë, që të mos ta tensionojmë situatën edhe më tej, sepse ne do të shiheshim si të paaftë për ta menaxhuar situatën në veri të vendit”, deklaroi Arifi.

Veprimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, analisti Arifi i vlerësoi si taktikë të tij, derisa shtoi se ne duhet fokusuar në veprimet tona përballë vetes dhe ndërkombëtarëve, duke shtuar se duhet pasur kujdes në logjikën e të shprehurit karshi ndërkombëtarëve.

“Kryeministri Kurti, nganjëherë në fjalimet e tij nuk po është shumë i kujdesshëm e që mund t’i kushtojë jo vetëm atij personalisht, por edhe politikës shtetërore”, vuri në dukje analisti Arifi.

Ai shtoi se gabimi i politikës sonë është se po vepron në bazë të asaj se çfarë po thotë Serbia, duke vënë në kurth, që, sipas tij, është qasje e gabueshme, sepse problemi qëndron brenda territorit tonë.

“I gjithë qëllimi i Serbisë është ta dëshmojë se Kosova është e paaftë ta menaxhojë me komunitetin serb”, deklaroi Arifi, duke shtuar se duhet pasur kujdes në qasjen e institucioneve tona karshi minoritetit serb, por edhe me ndërkombëtarët.

Ai theksoi se duhet të jemi më strategjik në veprime, jo emocionalë, sepse mund të bëhen gabime në hapa.

Ndërsa lidhur me sanksionet kundrejt Kosovës, Arifi tha se nuk ka sanksione, mund të ketë masa shtrënguese, që mund të dëmtohet stabiliteti i mirëqenies sonë, masa që tashmë disa prej tyre janë marrë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera