Lajme

Arifi: AAK dhe Vetëvendosja dallojnë shumë

Autori: Gazeta inFokus 08:12 | 16 May 2017

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Avni Arifi ka thënë se partia e tij s’do të ketë koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Me Lëvizjen Vetëvendosje e patëm një udhëtim të përbashkët që rezultoi në një situatë që koalicioni ishte i pamundur dhe kemi ndarë rrugët. Në të ardhmen nuk mund të paragjykojë por tani për tani se kemi parë këtë hapësirë, kemi bashkëpunuar sa i përket Asocioacionit dhe Demarkacionit. Dallojmë shumë me njëra-tjetrën dhe duhet të shohim se cili është interesi i qytetarëve, dallimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe AAK janë shumë të mëdha. Ka dallime shumë më të mëdha se sa pikat që na bashkojnë”, tha Arifi.

Arifi që ishte i ftuar në Ballë për Ballë në Klan Kosova ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me PDK-në, ashtu si me LDK-në.

-Advertisement-

“Kemi qenë të zëshëm kundër PDK-së, PDK i ka bërë dëme të riparueshme Kosovës, Kosova është vendosur në një pozicion shumë të vështirë zhvillimor. Qëndrimi zyrtar i AAK është sa i përket koalicione parazgjedhore, LDK dhe PDK janë të përjashtuara nga opsionet. Fitorja jonë mund të na vëjë në pozicion të zgjedhim partnerët, pyetja është kush do t’i fitojë zgjedhjet pastaj nuk ka më vija të kuqe për partitë”, ka shtuar Arifi.

Ai ka thënë poashtu se LDK mashtroi, andaj edhe u mashtrua duke iu referuar prishjes së koalicionit VLAN.

“Haradinaj nuk ka insistuar në pozicionin e kryeministrit. Ne kemi mundur që të bëjmë këtë ndërrim, me e pa formën e korrigjimit apo ndryshimit të çfarëdo marrëveshje por ata kishin synim lojën politike, e vazhduan me mashtrim, dhe përfunduan të mashtruar. Mbjetuan për mashtrimin, s’kanë të drejtë të akuzojnë PDK-në se i ka mashtruar, PDK veproi drejtë që e mbështeti  mocionin”, theksoi ai.

Arifi nuk ka dashur të komentojë kandidatuarën e LDK-së për kryeministër, për emrat e përfolur të Lutfi Hazirit dhe Avdullah Hotit.

“Kjo është çështje e LDK-së, nuk po shoh se ka ndryshim prej mendësisë së funksionimit të Isa Mustafës por kjo i takon LDK-së. S’shoh ndonjë vlerë të shtuar në jetën politike të Kosovës”., tha tutje

Ai poashtu ka pohuar se është kandidat për deputet nga lista e koalicionit AAK-Nisma për Kosovën.

“Unë do të jem kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës. Nga 110 kandidatë, shumicë e madhe do të jetë për herë të parë që garojnë”, përfundoi Arifi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera