Sport

Argjentinë, vandalizohet statuja e Messit

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 04 December 2017

Statuja e Leo Messit, e vendosur në Paseo de las Glorias të Buenos Airesit, në Argjentinë, është rrëzuar nga vandalët.

Vepra shihet me këmbë të prera dhe e rrëzuar në tokë. Ky është akti i dytë vandal ndaj kësaj statuje, e inauguruar në 28 qershor 2016.

Tashmë, punimi i skulptorit Carlos Benavidez, do të dërgohet në Drejtorinë e Monumenteve dhe Veprave të Artit për restaurim.

-Advertisement-

Paseo de las Glorias (Shëtitorja e të Lavdishmëve) është një vend publik ku ka statuja të sportistëve kryesorë argjentinas si Manu Ginobili, Guillermo Vilas, Gabriela Sabatini, Hugo Porta, Luciana Aymar, Roberto De Vicenzo, Pascual Pérez dhe Juan Manuel Fangio.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera