Sport

Argjentinë, River “gjunjëzon” Boca Juniors në “Bombonera”

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 15 May 2017

River Plate “pushton” stadiumin “Bombonera”, teksa fitoi superklasiken e futbollit argjentinas ndaj Boca Juniors me rezultatin 3-1.

Mbrëmë ishte një ndeshje që i realizoi të gjitha pritshmëritë, por nga ku gjithçka shkoi në favor të River Plate. Sfida nisi me koreografinë spektakolare të tifozëve, për të vijuar me lojën intensive nga të dyja skuadrat, ku nuk munguan as ndërhyrjet e rënda, gjë që e tregon edhe fakti se arbitri ndëshkoi 10 lojtarë me kartonë të verdhë në harkun e 90 minutave.

River Plate kaloi në avantazh në minutën e 15 me Martinez, ndërkohë që më vonë Alario dyfishoi shifrat, pas një pasimi të marrë pikërisht nga Martinez.

-Advertisement-

Boca Juniors rihyri në lojë në fundin e pjesës së parë, duke shkurtuar diferencën në 2-1, me autor goli Fernando Gago, që ekzekutoi saktë një goditje dënimi.

Në pjesën e dytë, Boca pati një mundësi të artë për të barazuar me Benedetton, por ishte sërish River Plate që gjeti golin me anë të Driussit, duke vulosur fitoren 3-1, për të realizuar “hakmarrjen perfekte” për humbjen 4-2 të pësuar në ndeshjen e fazës së parë dhe për të rihapur llogaritë për titullin kampion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera