Sport

Argjend Mustafa nga Trepça ’89 vishet bardhekaltër

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 01 June 2018

Prishtina dhe mesfushori Argjend Mustafa kanë gjetur gjuhë të përbashkët dhe dy palët kanë arritur marrëveshje dyvjeçare, shkruan infokusi..

Mustafa, 24 vjeç, i lindur më 22.10.1993 në Mushtisht të Therandës, ish-futbollist i Ballkanit, Ramiz Sadikut, Trepçës, Trepçës ’89 ku ka spikatur dhe ka luajtur së fundi i huazuar nga Skënderbeu, ka pasur disa përpjekje për t’u veshur bardhekaltër. Më së afërti për të qenë pjesë e Prishtinës ishte para fillimit të edicionit 2016/17, por kishte vendosur t’i bashkohej Skënderbeut, por sërish ishte rikthyer në Trepçën ’89 ku në sezonin e sapo përfunduar ka regjistruar 21 paraqitje.

LEXO EDHE:  Operacioni ‘fshesa’ te Bayern!

-Advertisement-

“Zgjidhja për të nënshkruar me Prishtinën ishte shumë e lehtë dhe u përmbush pas disa tentimeve dhe dëshirës për të qenë pjesë e klubit më të madh në vend – arsye kjo kryesore. Po ashtu, Prishtinën e shoh si pretendentit kryesor për titull dhe sëbashku kam shumë besim se do t’ia arrijmë qëllimit”, ka thënë Mustafa me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes dyvjeçare.

Mustafa është përforcimi i pestë para garave paraeliminuese të Evropa Uefa Ligës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera