Sport

Argëtim e socializim me lojën e futbollit

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 18 May 2018

Federata e Futbollit e Kosovës në kuadër të programit të UEFA-s “Grassroots”, sot ka vazhduar me projektin “We are all Equal – Të gjithë jemi të barabartë” me fëmijët me nevoja të veçanta, shkruan infokusi.

Ky aktivitet u mbajt në stadiumin e KF ‘Ramiz Sadiku’ në Prishtinë, ku fëmijët nga Qendra Burimore për mësim dhe këshillim “Përparimi” për gjatë dy orëve u argëtuan me lojën e futbollit, por edhe lojëra tjera të ndryshme.

LEXO EDHE: Ja si duket tabela e Superligës pas ndeshjeve të zhvilluara sot

-Advertisement-

Menaxherja e FFK-së për “Grassroots”, Sanije Krasniqi, ka thënë se edhe në të ardhmen do të vazhdohet me aktivitete të tilla, pasi qëllimi i projektit është që të gjithë fëmijët të ndjehen të barabartë dhe të kenë mundsinë e argëtimit me lojën e futbollit, por njëherësh të bëhet edhe socializimi i tyre.

Aktivitetin e sotëm nga afër e ndoqën edhe ambasadori dhe ligjëruesi i UEFA-s dhe FIFA-s, Horst Kriete, si dhe përzgjedhësja e Kombëtares së Kosovës, Afërditë Fazlija. Si zakonisht edhe kësaj radhe në fund të këtij aktiviteti për të gjithë pjesëmarrësit u shtrua drekë e përbashkët.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera