Ardian Nuhiu flet para ndeshjes me Ulpianën, tregon synimin e Dritës
Autori: Gazeta inFokus
17:41 | 14 Tetor 2021
Trajneri i skuadrës së Dritës, Ardian Nuhiu, ka dalë në konferencë për media para ndeshjes me Ulpianën, që do të zhvillohet në kuadër të xhiros së nëntë në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.
Nuhiu e ka vlerësuar lartë ekipin nga Lipjani, por ka thënë se është momenti që Drita të tregoj të gjitha cilësitë dhe kualitetet që ka.
“Tashmë i gjithë fokusi është te ndeshja e nesërme, kemi përballë një skuadër mirë të organizuar si në aspektin defanziv ashtu edhe në atë ofanziv. Ata kanë gjithmonë një ide për të dalë përpara dhe për të rrezikuar me kundërsulme. Është një skuadër që ka befasuar në kampionatin tonë dhe për këtë duhet të jemi të vëmendshëm e të kujdesshëm. Por, mendoj që është momenti që skuadra jonë të dal dhe të tregoj të gjitha cilësitë dhe kualitetin që kemi”, tha fillimisht Nuhiu.
Me pas tekniku shkupjan theksoi se e kanë analizuar mirë kundërshtarin dhe se nesër do të synojnë tre pikë.
“Kemi analizuar kundërshtarin, kemi punuar dhe mendoj që jemi gati për të eliminuar pikat e tyre të forta dhe duke sulmuar pikat e tyre të dobëta që mund të paraqiten nesër, duke synuar të marrim tri pikëshin”, tha Nuhiu.
Ndeshja mes Ulpianës dhe Dritës zhvillohet të premten nga ora 13:00 në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan./Gazeta inFokus/

T� tjera
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...































