Ardian Nuhiu flet para ndeshjes me Ballkanin
Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 14 September 2021
Trajneri i skuadrës së Dritës, Ardian Nuhiu, ka folur në konferencë për media para ndeshjes me Ballkanin, që zhvillohet të mërkurën, shkruan Gazeta inFokus.
Nuhiu ka thënë se nesër i pret një përballje e fortë, pasi të dy ekipet në dy vitet e fundit kanë zhvilluar ndeshje të mira dhe të forta.
“Nesër na pret një përballje e fortë, takohen dy skuadra të cilat në dy vitet e fundit gjithmonë kanë zhvilluar ndeshje të mira dhe të forta. Kjo për shkak të cilësisë të futbollistëve dhe kualitetit që kanë njëra apo tjetra skuadër si në aspektin individual ashtu edhe në atë grupor. Nuk dyshohet që do të jetë ndeshje e taktizuar si nga njëri apo tjetri trajner, ne sigurisht kemi marrë masat, kemi analizuar kundërshtarin, në repartet apo edhe në aspektin individual dhe ne të gjithë kemi punuar dhe e shohim nesër në lojë se si do të rrjedhë ndeshja”, ka theksuar trajneri Nuhiu.
Me pas tekniku shkupjan ka potencuar se skuadra e Dritës gjithmonë kërkon maksimumin.
“Ne si Drita gjithmonë kërkojmë maksimumin. Është vetëm fillimi i kampionatit dhe nuk ka kundërshtar të lehtë, duhet çdo ndeshje të përgatitim në mënyrën më të mirë nëse duam të fitojmë. Do të vazhdojmë kështu. Po e shohim edhe ekipet tjera rivale se sa me vështirësi po shkojnë tek fitorja, edhe për ne ashtu. Është vetëm fillimi i kampionatit, ka disa futbollistë që e kërkojnë formën e tyre, ende nuk janë në maksimumin e tyre, por nga ndeshja në ndeshje duke kërkuar më të mirën nga gjithsecili”, deklaroi Ardian Nuhiu.
Ndeshja mes Dritës dhe Ballkanit zhvillohet të mërkurën nga ora 16:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Kjo sfidë i takon xhiros së katërt në elitën e futbollit kosovar./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
PZAP gjobitë Vetëvendosjen me 11 mijë euro
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka dënuar sërish Lëvizjen Vetëve...
-
Pas Kroacisë edhe Mali i Zi bën thirrje për bojkot të supermarketeve, shkak ngritja e çmimeve
Alternativa Mali i Zi u bëri thirrje qytetarëve të bojkotojnë supermarketet d...
-
Për gjashtë ditë, 13 raste të vjedhjeve në rajonin e Ferizajt
Për gjashtë ditë janë raportuar 13 raste të vjedhjeve në rajonin e Ferizajt. ...
-
Prokuroria e Mitrovicës për aksidentin me tre të vdekur: Zyrtari policor është ndaluar për 48 orë
Tre persona vdiqën mbrëmë në një aksident në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë...
-
PSD dorëzon letrën e ministrit Maqedonci në Prokurori Speciale
Partia Socialdemokrate ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale letrën e minis...
-
Rrezarta Krasniqi e LDK-së: Novolani në këmbë për ndryshim
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka zhvilluar n...
-
Sorensen konfirmohet përfundimisht emisar për dialogun Kosovë-Serbi
Peter Sorensen ka marrë pëlqimin përfundimtar nga ministrat e Jashtëm të Bash...
-
Jeta Rafuna: Peja zemra e LDK-së, mbrëmë e vulosi fitoren tonë
Kandidatja për deputete me numrin 34 nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta R...
-
Momenti kur me këmbë e duar të prangosura, Naim Murseli rikthehet në burg pas shtyrjes së seancës së sotme
Sot seanca fillestare e cila parashihej të mbahej për vrasjen e Liridona Adem...
-
Eksperti mjeko-ligjor, Marek Gasior nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë d...
-
Shtyhet seanca për vrạsjen e Liridona Ademit, kjo është arsyeja
Ende pa nisur është shtyer seanca e parë që po pritej të mbahej sot për vrasj...
-
IPK tregon shkakun e aksidentit në Skenderaj ku mbetën të vdẹkur tre persona
Aksidenti që rezultoi me tre të vdekur në fshatin Çubrel në magjistralen Mitr...