Sport

Ardian Llumnica tregon problemin e Flamurtarit

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 09 April 2018

Flamurtari nuk arriti të mbajë asnjë pikë në “Xhemajl Ibishi” ku u mposht nga skuadra tjetër e kryeqytetit, Prishtina, me rezultat 0:2, me golat e shënuar nga Jamal dhe Khalid.

Ndihmëstrajneri i Flamurtarit, Ardian Llumnica, tha se tereni nuk ishte i përshtatshëm gjë që pengoi zhvillimin e lojës së mirë, gjithashtu ai tregoi problemin e Flamurtarit si dhe objektivin.

LEXO EDHE: Ja si duket tabela pas javës së 26-të në Vala Superligën e Kosovës

-Advertisement-

“Ndoshta plogështinë ndeshjes i’a dha tereni që ka qenë i dëmtuar nga ndeshjet ma herët dhe normal që nuk mundet me qenë edhe ndeshja e bukur për sy. Prishtinë i uroj fitoren, ishin dy gola por nuk ishte loja bindëse. Ne kemi probleme që po marim gol lehtë domethënë në defanziv, ndoshta nga gjysmërastet që janë të pafalshme por ende gjasat janë, kundërshtari jonë direkt Besa është afër me pikë dhe shpresojmë ndeshjet e ardhshme të paraqitemi më mir por e rëndësishme janë pikët. Ka shpresë për Flamurtarin sepse kemi loj direkte me Besën, ka ende lojë, ka pikë dhe jam optimist që do ta gjejmë golin, do ti përmisojmë gabimet në defanziv dhe ta arrijmë objektivin, objektivin jonë dihet që është barazhi dhe do ta kërkojmë deri në fund.” tha Llumnica për SSK.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera