Lajme

Ardian Gjini shpall fitoren: Të festojmë me kujdes

Autori: Gazeta inFokus 19:24 | 14 November 2021

Kandidati i AAK-së për Gjakovën, Ardian Gjini, në një mënyrë e ka shpallur fitoren e tij përballë Mimoza Kusari-Lilës.

“Në Gjakovë të gjitha projeksionet na nxjerrin fitues. Ky është një lajm i mirë dhe fitore për Gjakovën. Jam i lumtur, sidoqoftë për 45 minuta ose më pak besoj se do të dalin rezultatet preliminare të cilat do ta konfirmojnë atë që pothuajse të gjithë e dinë”.

“Urime të gjithëve dhe faleminderit shumë. I lus të gjithë të festojnë me kujdes. Me festu po, por me kujdes”, ka deklaruar ai para mediave.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera