Sport

Arbnor Morina flet para ndeshjes me Prishtinën

Autori: Gazeta inFokus 17:41 | 03 November 2020

Skuadra e Arbërisë që këtë sezon po luan për herë të parë në Superligë, nesër do të përballet me Prishtinën, në kuadër të xhiros së 11-të, shkruan Gazeta inFokus.

Takimi fillon nga ora 13:00 dhe zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.

Para kësaj sfide për Gazetën inFokus ka folur trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina, i cili ka thënë se ndeshja ndaj Prishtinës do të jetë e vështirë si çdo takim tjetër në Superligë.

-Advertisement-

“Te dy ekipet hyjnë në këtë takim me rezultate negative në javët e fundit. Ndeshja ndaj Prishtinës do të jetë e vështirë si çdo takim tjetër në Superligë. Do të mundohemi të paraqitemi në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha fillimisht Morina.

Tutje tekniku prishtinas deklaroi se beson shumë në futbollistët e tij, duke shpresuar në rezultat pozitiv nga udhëtimi në kryeqytet.

“Besoj shumë në futbollistët e mi, sepse në të gjitha ndeshjet kanë luajtur mirë, janë angazhuar maksimalisht dhe të gjitha sukseset janë meritë e tyre dhe vetëm e tyre. Shpresoj në rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë”, përfundoi Arbnor Morina.

Arbëria pas 10-të ndeshjeve të zhvilluar renditet e 8-ta me 11-të pikë, aq sa ka edhe Prishtina që pozicionohet e 6-ta./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera