Arbnor Morina flet nga Turqia, tregon më të rejat për skuadrën e Arbërisë

Autori: Erion Maliqaj
19:28 | 20 January 2021
Ekspedita e klubit të Arbërisë ka pesë ditë që është zhvendosur në Antalia të Turqisë, shkruan Gazeta inFokus.
Skuadra nga Lipjani për herë të parë po kryen fazën përgatitore në tokën turke, para fillimit të stinorit pranveror.
Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina, në një intervistë për Gazetën inFokus ka folur për përgatitjet, kushtet në Antalia, formën e lojtarëve, ndeshjet miqësore, përforcimet dhe synimet e ekipit lipjanas për pjesën e dytë të kampionatit.
“Faza përgatitore po shkon në mënyrë fantastike. Po stërvitemi nga dy herë në ditë. Kushtet e punës janë fenomenale dhe hoteli ku jemi të vendosur është super luksoz. Këtu duhet falënderuar kryetarin dhe kryesinë e klubit që po na qëndrojnë afër gjatë gjithë kohës”, tha fillimisht Morina.
Tekniku prishtinas theksoi se futbollistët e tij po punojnë më përkushtim të madh gjatë gjithë kohës.
“Jam i kënaqur me angazhimin e të gjithë futbollistëve. Ata po punojnë më përkushtim shumë të madh, sikurse kanë punuar gjatë gjithë kohës”, shtoi ai.
I pari i shtabit teknik të Arbërisë foli edhe për ndeshjet miqësore dhe formën e lojtarëve të tij.
“Ditën e djeshme kemi zhvilluar ndeshjen e parë miqësore me ekipin e Superligës së Rusisë, Akhmat Grozny, ku kemi pësuar disfatë me rezultat 3-1. Në këtë takim janë paraqitur të gjithë lojtarët dhe kemi vërejtë disa mangësi, të cilat na kushtuan edhe më pranimin e golave, por me punë do ti mënjanojmë edhe ato gabime”, deklaroi ish-trajneri i disa skuadrave në Kosovë për Gazetën inFokus.
Për fund Morina foli edhe për përforcimet e mundshme dhe synimet që ka klubi i Arbërisë në pranverë.
“Nëse kemi nevojë imediate ndoshta edhe do të përforcohemi, kurse sa i përket synimeve, ne kemi për qëllim që të stabilizohemi sa më shumë në tabelë”, përfundoi Arbnor Morina.
Arbëria e ka mbyllur stinorin pranveror në pozitën e 6-të me 21 pikë të arkëtuara pas 18 ndeshjeve të zhvilluara.
Skuadra nga Lipjani është kualifikuar edhe në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës, aty ku do të takohet me Feronikelin me 10 shkurt./Gazeta inFokus/

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...