Arbitrazhi, shpresa e fundit për investitorët e huaj
Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 27 July 2017
Behgjet Pacolli, pronar i kompanisë “Mabetex”, për rastin e privatizimit të hotelit “Grand” në Prishtinë i është drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit të Bankës Botërore në Uashington. Aktualisht Gjykatat e Arbitrazhit është shpresa e fundit për të kërkuar drejtësi për shkak të mospërmbushjes së kontratave mes atyre dhe institucioneve të vendit.
Kosova edhe më tutje vazhdon të humbë shuma të konsiderueshme të mjeteve për shkak të mospërmbushjes së kontratave në mes të institucioneve vendore dhe kompanive të huaja, që kanë ardhur për të investuar apo edhe për të bërë biznes në vendin tonë.
Biznesmeni Behgjet Pacolli kohë më parë kishte dhënë një shumë të konsiderueshme të mjeteve për privatizimin e hotelit “Grand”, por edhe pse janë paguar ato ai asnjëherë nuk ka arritur të bëhet pronar i saj.
Për të kërkuar drejtësi Pacolli së fundmi i është drejtuar Arbitrazhit Ndërkombëtar të Bankës Botërore në Uashington.
Pacolli, në një status në rrjetin social “Facebook”, ka konfirmuar se rasti i hotelit “Grand” do të trajtohet në Arbitrazhin Ndërkombëtar të Bankës Botërore në Uashington.
Sipas tij, ky rast udhëhiqet direkt nga qendra e “Mabetex”-it në Lugano, pasi që investimi mbi 5.1 milionë euro ka ardhur nga kjo qendër.
“Për mua si idealist i një Kosove civilizuese, ku sundon ligji dhe e drejta, ky rast më shqetëson goxha shumë. Nuk pati rrugëzgjidhje tjetër këtu në Kosovë, përveçse të dërgohet lënda në Arbitrazh Ndërkombëtar. Më poshtë do ta kuptoni në detaje se nuk ka pasur rrugë tjetër. Jam koshient se këto ditë do të dëgjoni spekulime se Behgjet Pacolli ka për qëllim ta dëmtojë buxhetin e Kosovës dhe se do t’i marrë para shtetit tonë. E gjithë e kaluara ime dhe e ardhmja e kanë dëshmuar dhe do ta dëshmojnë se unë i kam dhënë, i jap dhe do t’i jap këtij shteti dhe se ky veprim ka vetëm një qëllim: t’i identifikojë të gjithë matrapazët që na kanë varfëruar dhe na kanë pamundësuar që të bëhen investime në Republikën tonë”, ka thënë Pacolli. /Zeri
Të tjera
-
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, kaq ishte magnituda
Një tërmet është shënuar pak minuta më parë në Shqipëri. Tërmeti, sipas Qe...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...