Lajme

Arbërie Nagavci shkeli ligjin me vendimin për libra?

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 22 August 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur dje në një konferencë për media se këtë vit, paratë për blerjen e librave do t’u transferohen direkt prindërve në xhirollogari, nëpërmjet platformës e-Kosova. Pra, ato nuk do të blihen dhe shpërndahen falas nga ministria siç ka ndodhur në vitet e fundit.

Por, a është kjo në kundërshtim me ligjin?

Sipas Ligjit për Arsimin Parauniversitar, neni 26, paragrafi 4, “Tekstet shkollore të miratuara nga Këshilli drejtues në nivelet 1 dhe 2 në bazë të paragrafit 2. të këtij neni ofrohen falas.”

-Advertisement-

Së këndejmi, edhe zyrtarja e lartë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu në një konferencë për media ka deklaruar se qeveria ka shkelur ligjin me këtë vendim.

“E gjithë kjo situatë dëshmon papërgjegjësinë e kësaj qeverie për të planifikuar saktë buxhetin dhe menaxhuar procesin e sigurimit të teksteve shkollore me kohë që janë obligim ligjor i ministrisë. Sigurimi dhe shpërndarja e teksteve shkollore falas për nxënësit e niveleve të para dhe të dyta është e paraparë me ligjin në fuqi, më saktësisht ligjin për arsimin parauniversitar neni 26, paragrafi 4 thotë se tekstet shkollore të miratuara nga këshilli drejtues për nivelet 1 dhe 2 duhet të ofrohen dhe sigurohen falas. Pra përveç paaftësisë së Qeverisë për menaxhim të kësaj situate, kjo qeveri me këtë vendim i ka ikur përgjegjësisë duke ngarkuar prindërit dhe duke shkelur ligjin në fuqi”, ka thënë ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera