Lajme

Arbërie Nagavci pyetet nëse i ra pishman për këndimin e këngës së Kaçanikut

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 17 January 2025

Refreni i këngës për Betejën e Grykës së Kaçanikut, u këndua para pak ditësh në një tubim të Lëvizjes Vetëvendosje në Kaçanik.

Ajo që e këndoi ishte ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Videoja brenda pak orësh u shpërnda gjithandej në rrjetet sociale.

-Advertisement-

Për këtë çështje, Nagavci është pyetur sot nga gazetarët nëse i ka rënë pishman për këndimin e kësaj kënge.

Mirëpo, ajo ka refuzuar të përgjigjet.

“Për jashtë temës, jashtë orarit të punës flasim për temat që nuk kanë të bëjnë me punën e ministres. Këtu jam në përgjegjësin time si ministre e Arsimit”, ka thënë shkurt Nagavci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera