Sport

Arbër Zeneli merr ftesën për ndeshjet e muajit mars dhe ka një mesazh për fansat

Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 15 March 2021

Sulmuesi i Reimsit, Arbër Zeneli, do të jetë pjesë e kombëtares së Kosovës për tri ndeshjet e muajit mars, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Zeneli përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në instagram.

“Edhe 1 jave shihemi kismet”, ka shkruar Zeneli në postimin e tij, duke konfirmuar ftesën nga ‘Dardanët.

-Advertisement-

Kosova fillimisht do të luaj një ndeshje miqësore me Lituaninë me 25 mars, me pas në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2022 do të ballafaqohet me Suedinë në Prishtinës me 28 mars, kur tri ditë me vonë do të luaj në udhëtim te Spanja./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera