Lajme

Arben Vitia thotë se ka marrë një lajm shumë të mirë nga ekipi i mjekësisë urgjente

Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 08 April 2021

Ministri i Shëndetësie, Arben Vitia në një konferencë për media pasi vizitoi se si po shkon procesi i vaksinimit të personave mbi 80 vjeç i cili ka filluar sot tha se ka marrë një lajm shumë të mirë.

Vitia tha se ekipi i emergjencës i kanë thënë se që nga fillimi ende asnjë qytetar nuk ka pasur efekte anësore nga vaksina AstraZeneca, shkruan Gazeta inFokus.

Vjen reagimi i qeverisë rreth emërtimeve të familjarëve të VV’së në ministri

-Advertisement-

“Nga sot kemi filluar me vaksinimin e personave me moshën mbi 80 vjeçare. Nga stafi mora vesh se procesi po shkon shume mirë dhe një nga lajmet e mira që morra është nga ekipi i mjekësisë urgjente sepse nuk ka pasur nevojë për asnjë ndërhyrje për shkak se deri më tani asnjë qytetar nuk ka pasur ndonjë efekt anësor që do të bënte të hynte në nevojë puna e ekipit të emergjencës.

Do të bëhen edhe ekipe mobile që të vaksinohen të gjithë personat edhe ata që janë ta palëvizshëm”, ka thënë ai./Gazeta inFokus/

Martoi djalin me dasmë me shumë të ftuar, suspendohet nënkoloneli policor në Gjilan

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera