Arben Vitia: Pak mjekë specialistë kanë pagë nën 2000 euro
Autori: Gazeta inFokus 07:34 | 20 December 2023
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur për sfidat e shumta që po ballafaqohet shëndetësia kosovare.
Ai tha se shëndetësia është një sektor kompleks, derisa theksoi se procesi i reformimit është tejet i rëndësishëm dhe i pa kthyeshëm.Vitia më tej deklaroi se përgjatë viteve të shkuara intervenime të pjesshme nuk kanë rezultuar produktive, nuk kanë dhënë efektin e duhur.
“Prandaj jemi të përcaktuar për një reformë të pakthyeshme për të vendosur standarde të një reforme të pakthyeshme bazuar në analizë, në evidencë, që ky proces të jetë i pakthyeshëm”, deklaroi ministri Vitia në RTK.
Ai tutje ka folur për migrimin e mjekëve, ku sipas tij, është një trend edhe në vendet tjera jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë, derisa shtoi se deri në miratimin e Ligjit për paga, ikja e mjekëve ka qenë e kuptueshme.
“Me Ligjin e pagave, profesionistët shëndetësorë janë ata që përfituan më së shumti, një mjek specialist, bazuar jo vetëm në rrogën bazë, por me shtesa e kujdestari, rrallë ndonjë mjek specialist, sidomos në institucionet sekondare e terciare ka rrogën nën 2000 euro”, deklaroi Vitia.
Ai tha se kjo është një nga iniciativat kryesore që do të parandalohet migrimi i mjekëve.
Vitia më tej foli për ndërtimin e sistemit shëndetësor, sipas tij, në disa dimensione ku e para është sigurimi shëndetësor i detyrueshëm për të gjithë qytetarët e vendit, i paraprirë nga sistemi informativ shëndetësor, si dhe në masat parandaluese të shëndetit publik. Ai premtoi se në gjysmën e parë të vitit 2024 do të jetësohet sistemi informativ shëndetësor, prej nga do të pasohet me fondin për sigurime shëndetësore.
Vitia foli për çmimin tavan të barnave, që, sipas tij, prekin direkt xhepin e qytetarëve, ku gjithashtu premtoi se Ligji për barna do të hyjë në fuqi në vitin e ardhshëm. Sipas Vitisë, ky ligj do ta rregullojë edhe tregun farmaceutik.
Ai më tej foli për vdekshmërinë e foshnjave, ku mohoi në saktësinë se vdekshmëria është në 16 promil. Sipas tij, vdekshmëria e foshnjave është rreth 7 promil.
Vitia foli edhe për aspekte të parandalimit të sëmundjeve, ndërsa përmendi kalendarin e vaksinimit, ku tha se është pesëfishuar buxheti për vaksina, si dhe parandalimin në disa sëmundje.
Ai përmendi se rreth 10 milionë investime kanë ndodhur në klinika të ShSKUK-së.
Ministri Vitia ftoi ish-ministrin e Shëndetësisë, deputetin nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, që të vizitojë klinikat në ShSKUK-së e të shikojë gjendjen në të cilën ndodhet tani ky institucion shëndetësor.
Vitia tha se në mbledhjen e radhës të qeverisë do të procedohet edhe statuti i ri i ShSKUK-së, ku QKUK-ja do të jetë identitet më vete.
Të tjera
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...