Lajme

Arben Gjukaj kthehet nga Turqia, sot paraqitet në Gjykatë

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 13 April 2018

Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjukaj, mëngjesin e sotëm është kthyer në Kosovë, shkruan Infokusi.com.

Gjukaj ditë më parë ka udhëtuar urgjentisht në Turqi për shkak të problemeve shëndetësore të babit të tij.

Avokati i Gjukajt, Ramë Gashi, ditën e enjte i ka dorëzuar një parashtresë Gjykatësit, përmes së cilës e ka arsyetuar mungesën e të mbrojturit të tij, me faktin se ai ka udhëtuar në Turqi, pasi babanë e ka në gjendje të rëndë shëndetësore.

-Advertisement-

E pavarësisht kësaj gjykatësi, Beqir Kalludra, e ka konsideruar si të paarsyeshme mungesën e Gjukës duke dashur të caktojë masën e paraburgimit të enjten mirëpo më pas ka deklaruar se nëse i njëjti nuk paraqitet të premten në gjykatore, gjykata do të lëshojë aktvendim për caktim të masës së paraburgimit.

Gjatë kësaj seance ka reaguar edhe avokati i mbrojtës i Driton Pruthit, Bajram Tmava i cili ka thënë se  Gjukaj ka qenë i rregullt në të gjitha seancat ndërsa mungesa e sotme arsyetohet për shkak të gjendjes shëndetësore të babit të tij.

“Unë mendoj se arsyetimi është dhënë, ai po thotë se e ka babanë e sëmurë. Kjo është hera e parë që nuk ka ardhur, po më duket e ngutshme t’i caktohet paraburgimi”, ka thënë Tmava./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera