Lajme

Arben Gashi tregon arsyen pse nuk shkuan në takim me Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 21:20 | 22 October 2022

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka folur në lidhje edhe me refuzimin e ftesës për takim me kryeministrin Kurti.

“Ne kemi shku në takimin e herës së kaluar kur na ka ftu zoti Kurti dhe zoti Kurti kur kemi shku në takim I ka lexu ato gjashtë pika që i ka lexu në mbledhjen e Qeverisë dhe kjo ka qenë joserioze. Zoti Kurti po ashtu në takim ka premtuar se në mbledhjen e pare të Kuvendit do të raportojë për zhvillimet që po ndodhin dhe s’e ka bë kurrë, pra ai se ka mbajt premtimin që e ka dhënë se s’ka kuptim me u taku e mi ti lexu vendimet që I lexon në mbledhjen e Qeverisë. Përderisa nuk ka argument dhe nuk ka thënë asgjë të veçantë, është e paarsyeshme me u taku kot” tha Gashi në Blic.

Gashi tutje tregon se cila do të ishte arsyeja që ata si LDK nuk do ta refuzonin takimin.

-Advertisement-

“Në takimin e pare nuk ka patur asgjë konfidenciale dhe që nuk mund të thuhet në publik dhe pastaj deklarimet pas takimit dhe angazhimet që I mor përsiper zoti Kurti në takim nuk janë realizu, kështu që është e paarsyeshme të takohemi.Nëse zoti Kurti në ftesën e tij do të thoshte se do të diskutonin diçka konfidenciale me krerët e partive, patjetër se do të ishim pjesë e takimit” deklaroi ai

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera