Lajme

Arben Gashi sqaron takimin me deputetin e AAK-së

Autori: Gazeta inFokus 18:41 | 21 June 2017

Anëtari i Lidhjes Demokratike, Arben Gashi, ka sqaruar takimin e tij me deputetin e Aleancës, Rrustem Berisha. Ai ka reaguar ndaj shkrimeve të disa portaleve lidhur me këtë takim.

Gashi, në një postim në Facebook, ka shkruar për  fotografitë që u publikuan sot nga disa portale gjatë një takimi mes anëtarit të LDK’së dhe ish-deputetit Gani Geci.

Gashi ka përmendur edhe publikimin e fotografive të tij dhe disa deputetë të LDK’së me Berishën e AAK’së, duke thënë se ishin përshëndetur me të. Të gjitha këto ai i ka quajtur si lajme me përmbajtje të rrejshëm dhe tendecioze.

-Advertisement-

Ky është shkrimi i plotë i anëtarit të LDK’së:

Të pavërtetat që disa portale vazhdojnë të publikojnë, me qëllim mashtrimin e opinionit publik dhe dëmtimin e imazhit tim, po vazhdojnë.

Sot, portali botapress, dhe një varg portalesh tjera që më pas ricikluan lajmin, publikuan një foto ku një ish deputet i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, u afrua dhe na shoqëroi për pak minuta mua dhe dy miq të mij në tavolinë për të na përshëndetë. E portalet, bazuar në atë foto, ndërtuan lajm krejtësisht të rrejshëm, me hipoteza të pavërteta rreth motivit të këtij bashkbisedimi.

Kjo ishte veç një përsëritje e një situate të ngjashme të ndodhur disa ditë më parë, në Sheshin “Nënë Tereza”, ku rastësisht unë dhe disa deputet të LDK-së u takuam me deputetin Rrustem Berisha dhe u përshëndetëm. Titulli dhe përmbajtja e lajmit ishin plotësisht të rrejshme dhe tendencioze.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera