Lajme

Arben Gashi i përgjigjet Konjufcës për Nekibe Kelmendin

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 25 March 2020

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i është përgjigjur Glauk Konjufcës kur ky i fundit i tha pse nuk e shkarkuat Thaçin pasi ai e shkarkoi ministren tuaj Nekibe Kelmendin.

Gashi ka thënë që Kelmendin nuk e kishte shkarkuar Thaçi asnjëherë, shkruan gazeta inFokus.

“Është mirë me kanë të ndershëm, pajtohna me Kryeministrin se duhet me pas kujdes gjuhë, po e them disa të vërteta, znj. Nekibe Kelmendi nuk është shkarku kurrë nga z. Thaçi, janë larguar tre ministra me reformatimin e Qeverisë, me kërkesë të LDK-së, nëse është pa se ky koalicion nuk po funksionon për shkak të z. Veliu, Kurti është dashtë të vendos me LDK-në e me u bind e me gjet zgjidhjen, e kishim tërheq këdo që ish pa pengesë për zhvillim të partneritetit, sa i përket qeverisjes së ardhshme, prapë e keni përgjegjësinë ju me ba, i keni 15 ditë, boneni ju. Po folni për marrëveshje, hajde qitne në Kuvend, jo fjalë, publikoni faktet”, ka thwnw Gashi./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera