Lajme

Arben Gashi: Hajde ta zgjedhim presidentin, pastaj shkojmë në zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 21:37 | 17 November 2020

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se janë vetëm katër muaj afat që të zgjidhet çështja e presidentit të Kosovës.

Ai po ashtu kërkon që të zgjidhet kjo çështje para se të shkohet në zgjedhje.

“Hajde ta zgjedhim presidentin, pastaj shkojmë në zgjedhje”, tha ai duke kërkuar unitet të spektrit politik.

-Advertisement-

“Kemi katër muaj që të zgjidhim këtë punën e presidentit dhe dalim nga kjo situatë”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera