Arben Ahmetaj në arrati për t’i shpëtuar drejtësisë? Karamuço zbardh detaje: Sipas dy burimeve…

Autori: Gazeta inFokus
19:14 | 10 July 2023
Menjëherë pas kërkesës së SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, gazetari investigativ Artna Hoxha hodhi dyshime se ish-zëvendëskryeministri është larguar nga vendi.
Por eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në “Top Talk” u shpreh se ky lajm është i pavërtetë, pasi sipas një verifikimi të kryer nga autoritetet përmes sistemit TIMS Ahmetaj rezulton se ndodhet ende brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
Po ashtu, sipas Karamuços, bazuar në të gjithë përpjekjet e ish-ministrit për të treguar pafajësinë, do të ishte shumë e habitshme dhe e shëmtuar nëse ai do t’i bënte bisht drejtësisë duke u larguar nga territori.
“Nuk e di, por deri tani ka rezultuar një lajm i pavërtetë sepse policia ka bërë një verifikim përmes sistemit TIMS, nga ku rezulton se zoti Ahmetaj ndodhet në Shqipëri. Po ashtu, kjo është vërtetuar edhe nga ana e avokatit të tij, i cili deri pak minuta më parë ka dhënë një deklarim ku ka thënë që klienti im ndodhet brenda territorit të Shqipërisë.
Unë mendoj se me gjithë ato përpjekje që Ahmetaj ka bërë deri tani në publik dhe në medie për të mbrojtur dhe prapësuar të gjithë akuzat që i janë ngritur, do të ishte shumë e habitshme, madje e shëmtuar nëse ai do t’i bënte bisht drejtësisë duke u larguar nga territori.
Kështu që, të gjitha këto që iu thash, bazuar në dy burime të mijat, nga sa kuptoj nesër Ahmetaj do të përballet edhe me Këshillin e Imuniteteve dhe Mandateve, ku është thirrur së bashku me mbrojtësin e tij për t’u njohur dhe për të dhënë edhe ai më pas mendimet e tij, opinionet e tij dhe pse jo edhe prapësimet e tij në lidhje me të gjitha akuzat që do të ngrihen në prani edhe të SPAK-ut që do të marrë pjesë në Kuvend”, tha Karamuço.

Të tjera
-
Top pesëshet e grave më të votuara në LVV, PDK dhe LDK sipas rezultateve të deritanishme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e numërimit të votave për ...
-
Mbi 1 mijë 900 tiketa trafiku shqiptoi policia për 24 orë
Një mijë e 926 tiketa trafiku shqiptoi Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fu...
-
Nezir Kraki bëhet deputet, merr mijëra vota më shumë sesa emra si Agim Bahtiri e Dimal Basha
Profesori i shkencave politike Nezir Kraki, i cili iu bashkua partisë Guxo pa...
-
Probleme me shëndetin, Thaçi mungon edhe në konferencën për ecurinë e çështjes
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Zyra e Prokurorit të Spe...
-
Kurti e publikon urimin, Rama i thekson arritjet e Kosovës me ndihmën e aleatëve: Përulemi përpara themeluesve të Republikës
Kryeministri Albin Kurti ka pranuar urime nga homologu i tij shqiptar, Edi Ra...
-
Gjykimi i krerëve të UÇK-së drejt fundit: Më 4 prill përfundojnë dëshmitarët e Prokurorisë
Më 4 prill do të përfundojnë dëshmitarët e Prokurorisë, në rastin e krerëve t...
-
Tri gra deputete në koalicionin, AAK-NISMA, kush e ka siguruar mandatin e deputetit?
Koalicioni AAK-NISMA pritet të ketë tetë deputet në Kuvendin e Kosovës. ...
-
Armend Muja ‘pëson’ debakël, nga mbi 43 mijë vota, bie nën 20 mijë
Deputeti Armend Muja, i cili në zgjedhjet e vitit 2021 kishte fituar mbi 43 m...
-
Raportohet se Prokuroria Speciale i ka bërë kërkesë Gjykatës për ta urdhëruar Kurtin të dëshmojë për skandalin e rezervave
Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata që ta urdhërojë kryeministrin ...
-
Rozeta Hajdari, Gazmir Raci, Enver Dugolli e Ardian Gola as në 50 më të votuarit në Vetëvendosje
Janë publikuar edhe listat e kandidatëve të Vetëvendosjes për deputetë, dhe v...
-
Në dhjetor u ndanë 142 çifte
Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka njoftuar se në dhjetor të vitit të kal...
-
Arrestohen dy të mitur për thẹrjẹ me thịkë në Obiliq
Pasditen e së martës në Obiliq janë arrestuar dy të mitur, pasi dyshohet se k...