Sport

Arbeloa: Barcelona e Guardiolës fitoi me arbitra, loja e Mesit nuk më pëlqen

Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 13 February 2019

Ish-mbrojtësi i Real Madrid, Alvaro Arbeloa (36 vjeç) ishte i ftuar në një spektakël televiziv në Spanjë ku nuk nguroi të shprehë gjithçka mban në zemër.

Spanjolli lavdëroi Barcelonën dhe Messin duke thënë se s’ka asgjë kundër tyre, por në fjalët e tij u pa qartë vlerësimi që ka për to.

“Barça e Guardiolës ka qenë një nga sfidat më të mëdha të karrierës sime. Ishte një ekip i shkëlqyer, me një trajner të shkëlqyeshëm dhe lojtarë të mëdhenj. Ata luajtën me rrjet, është e vërtetë, por nuk ua heq dot meritën”, tha ai duke krijuar idenë e bashkëpunimit mes klubit dhe arbitrave.

-Advertisement-

Megjithëse u mundua të tregojë se nuk është anti-Barcelona, Arbeloa shtoi se shpreson që katalanasit të humbasin ndaj Lyon në Champions, pasi çdo humbje e tyre është mirë për Real Madridin.

Megjithatë, ai nuk hezitoi të lavdërojë Messin: “Unë e respektoj shumë Barcelonën, është një ekip i madh me një lojtar të shkëlqyeshëm, si Messi. Është shumë i mirë, por kurrë nuk e kam shijuar lojën e tij, as nuk mendoj se do të kënaqem me të. Shpresoj të tërhiqet sa më shpejt nga futbolli, po numëroj ditët”, vijoi ai.

Në fund ish-mbrojtësi që e mbylli karrierën me West Ham në vitin 2017 tha se Real Madrid do rikthehet në nivelin më të mirë. Teksa theksoi se Ronaldo është lojtari më i madh në historinë e “Los Blancos”, së bashku me Di Stefano.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera