Rozë

Arbana zbulon çfarë do ndodhë me tre të nominuarit në shtëpinë e “BBVA”

Autori: Gazeta inFokus 21:44 | 07 March 2023

Sapo ka nisur spektakli i “Big Brother VIP2”, Arbana Osmani ka mbyllur televotimin e kësaj radhe.

Madje jo vetëm kaq, pasi moderatorja e dashur për publikun njoftoi se në studion e madhe nuk do shkojë vetëm banori që do të dalë përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, por tre të nominuarit.

Teksa u lidh me banorët dhe u tha se sa bukur janë bërë sonte, edhe ata dëshironin që ta shikonin Arbanën. Kjo e fundit u tha se do të ndodhë sonte, po pa treguar më shumë detaje.

-Advertisement-

Ndërkohë kujtojmë se në nominim janë Armaldo Kllogjeri, Olta Gixhari dhe Krist Aliaj. Ishte Luiz Ejlli, ai që nxori në nomimin këta banorë pasi hapi Kutinë e Pandorës gjatë spektaklit të së shtunës.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy