Sport

Arabia Saudite do të ndërtojë një qytet për Kupën e Botës 2034, ja si duket në 3D

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 06 September 2023

Princi i kurorës Mohammed bin Salman deklaroi në vitin 2017 se pjesë e vizionit të tij për Arabinë Saudite të 2030-ës është edhe ndërtimi i një qyteti të ri në mes të shkretëtirës që do të presë edhe një numër të madh ndeshjesh nëse Arabia Saudite do të fitojë të drejtën për organizimin e Kupës së Botës 2034.

Qyteti i Neom në brigjet e detit të Kuq dhe do të ketë një qëndër të madhe tregtare dhe një port. Shtrirja gjeografike mes maleve e bën këtë zonë një nga më të paqëndrueshmet përsa i përket klimës dhe temperaturave e për këtë arsye, Arabia synon të organizojë edhe Lojtart Aziatike Dimërore në vitin 2029.

Aeroporti do të ndërtohet tërësisht i ri, ndërsa risia është ndërtimi i një strukture pasqyrash e quajtur “The Line”150 km e gjatë dhe 500 metra e lartë që do të lidhë Noem me pjesën tjetër të Arabisë Saudite. Në këtë qytet do të ndërtohen edhe struktura të mëdha sportive përfshirë edhe 1 ose 2 stadiume që mund të presin Kupën e Botës. Vlera totale? Rreth 1 triliardë dollarë…

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera