Lajme

Aqif Rakipi flet për të kaluarën e tij në Itali: Jam verifikuar një herë!

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 04 October 2017

Menjëherë pasi Partia Demokratike hodhi dyshime për të kaluarën e tij në Itali, deputeti i PDIU në Elbasan, Aqif Rakipi mohoi problemet me drejtësinë atje. Në një prononcim për Panorama, deputeti tha se ishte verifikuar më parë për të kaluarën e tij dhe se nuk kishte rezultuar asgjë.

“As kam asnjë lloj problemi me Italinë. PD atë punë ka, s’ka me ca të merret edhe merret me mua. Të shofi pjesën e vet, si Lul Basha dhe ato të tjerët atje se i kanë rekordet kriminale këtu në Shqipëri. Unë s’kam asgjë në Itali. E ka shpallur prokuroria për mua, kur i kanë marrë verifikimet nga shteti italian dhe ka rezultuar që s’kam asgjë. Të bjeri provat nëse ka dhe pastaj flasim, nëse ka prova okej” u shpreh Aqif Rakipi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera