Auto&Tech

“Apple” prezanton “iPhone 13”/ Nga çmimet deri te jetëgjatësia e baterisë, zbuloni karakteristikat e reja (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 15 September 2021

Ashtu siç ndodh çdo vit, edhe kësaj radhe njoftimi se një “iPhone” i ri do të dalë shumë shpejt në treg, bëri bujë menjëherë. Të gjithë përdoruesit e “Apple” dhe jo vetëm, janë të interesuar për risitë e fundit të kësaj kompanie.

“Apple” ka prezantuar këtë të martë katër modelet më të reja, të cilat janë “iPhone 13”, “iPhone 13 Mini”, “iPhone 13 Pro” dhe “iPhone 13 Max”. Të katër modelet pasojnë në vazhdën e versionit 12, kështu që pritet që gjithçka të vazhdojë kështu.

Modelet e para të gamës së treguar në skenën e prezantimit në “Apple Park” në Cupertino janë modeli standard dhe “iPhone 13 Mini”, dy njësi që në thelb pasqyrojnë modelin e modeleve të mëparshëm, por me disa ndryshime të rëndësishme.

-Advertisement-

Kamerat mbeten dy, një kënd të gjerë dhe një kënd ultra të gjerë, por tani ato janë në gjendje të mbledhin më shumë dritë.

Po ashtu fotot natën do të kenë cilësi me të mirë dhe gjithashtu portreti për videot duket veçanërisht premtues që ju lejon të kaloni nga një pikë fokusi në tjetrën automatikisht dhe në kohë reale.

Por sa kushtojnë dhe kur vijnë “iPhone”-et e rinj 13?

Çmimi i pritshëm është 839 euro për modelin Mini dhe 939 euro për modelin standard. Çmimi fillestar – për ato me memorie 128 GB, është 1,189 euro dhe 1,289 euro për iPhone 13 Pro dhe Pro Max.

Ardhja në treg është planifikuar për të premten në datë 24 shtator , ndërsa për ata që janë duke pritur për përditësimin e sistemit operativ që vjen në lidhje me “iPhone”-et e rinj, iOS 15 mund të shkarkohet që të hënën më 20 shtator .

Jeta e baterisë gjithashtu përmirësohet – me një orë e gjysmë për “iPhone 13 Mini” dhe me dy orë e gjysmë për “iPhone 13”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera