Apple-i rendit produktet që paraqesin rrezik kardiakë
Autori: Gazeta inFokus
14:42 | 29 June 2021
Kompania amerikane e teknologjisë, Apple, ka renditur produktet që duhet të mbahen në një “distancë të sigurt” nga pajisjet mjekësore si stimuluesit kardiakë dhe defibrilatorët e implantuar. Agjencia e lajmeve, BBC, tregon se lista e bërë nga Apple-i përfshin modele si iPhone 12, Apple Watch dhe MacBook Pro. Kjo lëvizje e kompanisë ka ardhur pasi shumë pajisje elektronike të konsumatorëve përmbajnë përbërës, të tilla si magneti, të cilat mund të ndërhyjnë në pajisjet mjekësore. Për sa i përket njoftimit, ai paralajmëron rreziqe nga përbërësit në disa nga produktet e kompanisë teknologjike.
“Në kushte të caktuara, magneti dhe fushat elektromagnetike mund të ndërhyjnë në pajisjet mjekësore”, ka pohuar Apple-i. Si shembull, kompania ka vënë në dukje se “stimuluesit kardiakë dhe defibrilatorët e implantuar mund të përmbajnë sensorë që u përgjigjen magneteve dhe radiove kur janë në kontakt të ngushtë”. Në rastin e defibrilatorëve të implantuar, ata dërgojnë impulse elektrike për të rregulluar ritmet anormale të zemrës. Apple-i ka pranuar se produktet e renditura duhet të mbahen më shumë se 15 centimetra larg pajisjeve mjekësore dhe dyfishi i asaj distance nëse po karikohen pa tel.
Magnet të fortë Faqja në internet që vuri në dukje listën e re, MacRumours, nxori në pah hulumtimet që sugjerojnë se iPhone 12 mund të ndërhyjë në pajisjet e implantuara. BBC shkruan se hulumtimi i botuar në Journal of the American Heart Association ka zbuluar se “teknologjia iPhone 12 Pro Max MagSafe e Apple-it mund të shkaktojë ndërhyrje në magnet”, dhe si pasojë kishte potencialin “të frenojë terapinë e shpëtimit të jetës”.
Kjo pasi teknologjia MagSafe mundëson karikim të shpejtë pa tel. Hetuesi kryesor, doktor Michael Wu, ka shkruar në një njoftim për shtyp se ata ishin të befasuar nga forca e magneteve të iPhone 12. “Në përgjithësi, një magnet mund të ndryshojë kohën e një stimuluesi kardiak ose të çaktivizojë funksionet shpëtuese të një defibrilatori dhe ky hulumtim tregon urgjencën që të gjithë të jenë të vetëdijshëm se pajisjet elektronike me magnet mund të ndërhyjnë në pajisjet elektronike të implantueshme kardiake”, ka thënë ai.

T� tjera
-
Kandidati i mbështetur nga BDI fiton garën për kryetar të Komunës së Bërvenicës
Arkin Jahiu i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), kandidati i mbështetur n...
-
Me BMW 170 km/h në qytet, 19-vjeçari pa patentë shoferi, identifikohet nga policia
Policia e Kosovës në Ferizaj ka identifikuar një 19-vjeçar, i cili ishte inci...
-
Ministria e Infrastrukturës hap tender 7.2 milionë euro për rrugët e Kosovës
Ministria e Infrastrukturës ka hapur një aktivitet të ri të prokurimit në vle...
-
Shkencëtarja nga Kembrixhi vdes në një aksident treni në Spanjë
Një studiuese e vlerësuar me çmime nga Universiteti i Kembrixhit humbi jetën ...
-
Arjola Demiri rrëfen dramën e martesës dhe divorcit: “Kam duruar 6 vite, kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës!”
Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë nuk ishte për Arjola Demirin thjesht një tj...
-
Tronditet Gjilani – pesë të vrarë brenda tri javësh
Gjilani është përballur me disa ngjarje të rënda gjatë javëve të fundit, ku k...
-
Ahmeti në Bërvenicë: Maqedonia nuk është as e Hristijanit as e Cërvenkovskit, është e shqiptarëve autoktonë
Kryetari BDI-së Ali Ahmeti, ishte i pranishëm në Bërvenicë ku mbajti fjalim p...
-
Rasti i Arlindës, Natyra Kuçi e bën fajtore edhe Komunën e Pejës, ja pse
Natyra Kuçi ka ngritur akuza ndaj institucioneve komunale në Pejë lidhur me t...
-
Shpërthime në dy cisterna nafte në Ngushticën e Hormuzit, dyshohet se u goditën mina detare
Dy shpërthime janë regjistruar në Ngushticën e Hormuzit, pasi dy cisterna naf...
-
Zelensky thotë se është i gatshëm të takohet me Putinin në Turqi
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se është i gatshëm të tak...
-
Dita e 20-të e protestave në Tiranë kalon pa incidente
Një grup të rinjsh dhe qytetarësh protestuan sonte para Ministrisë së Arsimit...
-
Zotimi i ministrit: Sigurimet shëndetësore në fund të mandatit
Edhe pse Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor u miratua ...
































