Lajme

Apostolova vazhdon takimet me shefat e grupeve parlamentare

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 30 October 2017

Shefja e Zyres së BE-së në Kosovë dhe përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, do vazhdojë takimet me shefat e grupeve dhe komisioneve parlamentare, duke takuar përfaqësuesit e NISMA-s dhe Listës Serbe.

Sipas një njoftimi të zyrës së BE-së, qëllimi i takimeve është të kuptohen prioritetet e përbërjes së re të Kuvendit, të informohen deputetët me prioritetet e BE-së për periudhën e ardhshme dhe të diskutohen mënyrat se si BE-ja në Kosovë mund të mbështesë deputetët në zbatimin e reformave që ndërlidhen me axhendën evropiane.

“Këto reforma rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) dhe mekanizmat përkatës – Agjenda e Reformës Evropiane (ERA) dhe Programi i Reformës Ekonomike (ERP); Strategjinë e Zgjerimit dhe Raportin për Kosovën; Udhëzimet për drejtësinë, lirinë dhe sigurinë; Agjendën e Nderlidhjes; dhe dokumentet tjera relevante”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Takimet me NISMEN dhe Listen Serbe do të mbahen sot dhe nesër, si më poshtë:

E hënë, 30 tetor 201714.00-15.00

Takim me përfaqësuesit e NISMA-s Kuvendi i Kosovës, Salla S1 (takimi i hapur për media)Shefi i Grupit Parlamentar NISMA, Bilall SherifiKryesuesi i Komitetit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haxhi Shala

E martë, 31 tetor 201715.00-16.00

Takim me përfaqësuesit e Listës SerbeKuvendi i Kosovës, Salla S1 (takimi i hapur për media)Nënkryetar i Kuvendit, Sllavko SimiqShefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Sasha MillosavljeviqKomisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, Igor Simiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera