Lajme

Apostolova takon udhëheqësit e Alternativës(FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 17 July 2017

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë,  Natalyia Apostolova, ka vizituar sot Kryetaren e Alternativës Mimoza Kusari – Lila dhe Nënkryetarin Ilir Deda.

Gjatë takimit u bisedua për aktuale pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 11 qershorit dhe domosdoshmëria e krijimit të institucioneve kredibile për të qeverisur në Kosovë, shkruan infokusi.com

Njoftimin e plotë të “Alternativës: mund ta gjenim poshtë:

-Advertisement-

“Sot në zyret e Alternativës për takim ishte shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë,  Natalyia Apostolova me bashkëpunëtorë. Në këtë takim ajo u takua me Kryetaren e Alternativës Mimoza Kusari – Lila dhe Nënkryetarin Ilir Deda.

Tema e takimit ishte situate aktuale pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 11 qershorit dhe domosdoshmëria e krijimit të institucioneve kredibile për të qeverisur në Kosovë.

Udhëheqësit e Alternativës e njoftuan  Apostolova me qëndrimet e tyre si deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe me vizionin se si Alternativa e sheh Qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Të dy palët u dakorduan se vonesat në krijimin e insitucioneve mund te shkaktojnë dëme Kosovës, të cilat jo vetëm qe mund ta zvogelojne kredibilitetin e zgjedhjeve, por edhe mund te shkaktojnë dëme të konsiderueshme ekonomike dhe financiare, si rrjedhojë e humbjes potenciale të fondeve te BE-se permes IPA-së, gje e cila poashtu nderlidhet me zbatimin e marrëveshjes me FMN. Alternativa si subjekt politik, mbetet e përkushtuar që Qeverisja e ardhshme e Kosovës duhet në mënyrë të qartë ti jap prioritet luftës ndaj korrupsionit, zhvillimit ekonomik dhe integrimit të vendit, ndërsa çështjet me rëndësi për vendin i shohim të zgjidhen me konsensus të gjerë politik.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera