Lajme

Apostolova i shkon në zyre LDK’së, kërkon formimin e qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 22 January 2020

Shefja e BE-së në Kosovë Natalya Apostolova, ka vizatuar zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas këtij takimi ajo  tha se është e interesuar të shohin formimin e Qeverisë së re, shkruan Gazeta inFokus.

Po ashtu Apostolova deklaroi se ky është një takim i rregullt që u bëhet të gjitha partive.

-Advertisement-

“Kjo është një vizitë normale që jemi duke bërë nga të gjitha partitë, nuk ka ndonjë lajm prej nesh”.

“Ne sigurisht që duam të shohim Qeverinë e re të formuar”, ka thënë Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë

Kjo vizitë vjen pas vizitës së djeshme që ia bënë kësaj partie ambasadori amerikan Kosnett dhe ai britanik Abbott.

Dy partitë, LDK-ja dhe VV-ja kanë pasur thirrje të vazhdueshme nga ndërkombëtarët që të përmbyllin marrëveshjen dhe të krijojnë qeverinë e re./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera