Ekonomi

Aplikoni për t’jua falur borxhet e vjetra, keni veç edhe pak kohë

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 28 August 2017

Afati për faljen e borxheve në kompanitë publike në Prishtinë, Fushë Kosovë, Podujevë, Shtime, Lipjan , Graçanicë, Drenas e Obiliq, është i hapur deri më 1 shtator 2017, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kur kanë mbetur edhe disa ditë deri të përmbyllja e afatit, në njërën ndër kompanitë publike në kryeqytet, kompaninë rajonale të ujësjellësit “Prishtina” , e cila përfshin edhe shërbimet për kanalizime, kanë aplikuar 50 mijë konsumatorë nga 70 mijë sa i ka kjo kompani dhe janë falur diku rreth 10 milionë euro.

Nga falja e borxheve për ujësjellës- kanalizime për periudhën kohore deri më 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë konsumatorët e këtyre 8 komunave të cilët kanë obligime të pa shlyera ndaj shërbimeve të këtij institucioni, por me kusht që borxhet nga 1 janari 2009 e deri më 31 dhjetor 2014 të paguhen.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera