Lajme

Apeli vërteton dënimin me 12 vite burgim ndaj Zoran Gjokiq, për krime lufte në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 15 November 2021

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin dënues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Zoran Gjokiq u dënua me 12 vite burgim për krime lufte.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për media, ku thuhet se Departamenti Special i Gjykatës së Apelit ka konstatuar se duhet të refuzohen si të pabazuara ankesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe ankesa e mbrojtësit të të akuzuarit.

Aty thuhet edhe se është hudhur si e palejuar ankesa e përfaqësuesit të palëve të dëmtuara, raporton “Betimi për Drejtësi”.

-Advertisement-

“Me aktgjykimin e lartcekur të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i akuzuari Z.D. është shpallur fajtor se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Krime të Luftës Kundër Popullatës Civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, lidhur me nenin 3 të përbashkët për Konventat e Gjenevës të datës 12.08.1949 dhe nenin 4 të Protokollit 2 të datës 08.06.1977 shtojcë e Konventave të Gjenevës, duke e dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 12 (dymbëdhjetë) vjetëve, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim.“, thuhet në njoftim.

Zoran Gjokiq më 11 shkurt të këtij viti u shpall fajtor për krime lufte në lagjen “Kristal” të Pejës dhe u dënua me 12 vite burgim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera