Lajme

Apeli do të vendosë për “bombat” në lëndën “Tortura”

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 28 November 2017

Gjykata e Apelit Shkup sot në një seancë publike duhet të vendosë nëse bisedat e përgjuara mund të shfrytëzohen si dëshmi në lëndën “Tortura” të PPS.

Kjo lëndë ka të bëjë me mënyrën e privimit prej lirisë të liderit të “Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshovski, më 6.6.2011 pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.Në rastin “Tortura” i akuzuari i parë është ish-drejtori i DSK, Sasho Mijallkov ndërsa i akuzuari i dytë është ish-komandanti i njësitit Alfa, Ivica Antevski-Puki.

Të gjithë shtatë të akuzuarit në këtë lëndë ngarkohen se kanë kryer vepër penale torturim dhe veprim tjetër mizor, jonjerëzor dhe dënimin e Ligjit penal.

-Advertisement-

Gjykata Penale solli vendim me të cilin “bombat” i hodhi si dëshmi në procedurë, me ç’rast PPS dorëzoi ankimim në gjykatën e shkallës së dytë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera