Lajme

Apeli nuk ia vërteton pafajësinë vëllait të Zahir Pajazitit

Autori: Gazeta inFokus 17:11 | 21 August 2017

Një ankesë e Prokurorisë ka bërë që vendimi me të cilin Bajram Pajaziti, vëllai i dëshmorit Zahir Pajaziti, ishte shpallur i pafajshëm në akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare të prishet dhe rasti të rigjykohet nga gjykata e shkallës së parë pasi janë gjetur shkelje të ligjit penal.

Bajram Pajaziti dhe Bajram Azemi në mars të këtij viti ishin shpallur të pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës për akuzën e keqpërdorimit të detyrës në cilësinë e zyrtarëve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, shkruan kallxo.com Prokuroria i ngarkonte Pajazitin e Azemin lidhur me një vendim për marrjen e pensionit për familje të dëshmorit.

Gjykata Themelore e Prishtinës kishte refuzuar pretendimin e Prokurorisë duke i gjetur të pamjaftueshme provat e paraqitura dhe duke i liruar të akuzuarit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera