Lajme

Aparatura në QKUK u djeg si pasojë e energjisë elektrike, flet shefi i repartit

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 04 March 2018

Në orët e para të pasditës së sotme në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, një intra-tavolinë ka filluar të digjet. Në momentin kur aparatura është kapluar nga flakët në repart kanë qenë katër nëna së bashku me foshnjat e tyre. Në dhomën ku është djegur paisja nuk ka psur asnjë pacientë apo foshnje.

Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci i tha Expressit se nuk ka ndonjë të lënduar dhe se djegia e pajisjes erdhi si pasojë e energiisë elektrike.

“Fatmirësisht nuk kemi ndonjë të lënduar. Nënat me foshnje janë bartur nga reparti dhe gjendja e tyre ëahtë e mirë. Për momentin është ndalë energjia elektrike në atë repart”, ka thënë Gojnovci.

-Advertisement-

Aparatura e djegur shërbente për ndërrimin e foshnjeve dhe balancimin e temperaturave tupore në orët e para të lindjes.

Ky repart ka evakuuar nënat dhe foshnjat, duke i dërguar në një repart të sigurt. Nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

Intra-tavolina ishte e vetmja apraturë e këtij lloji që e posedonte klinika Gjinekologjike-obsertrike.

“Menjëhere nga stafi jemi larguar nga klinika bashkë me foshnjet tona. Kemi pas frikë po trajtimi dhe reagimi i motrave ka qenë i menjëhershëm”, tha njëra nga pcientet që gjendej në tepart.

Edhe Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës ka konfirmuar për Express se nga ky incident nuk është lënduar askush.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera