Lajme

Aparatet kundërzjarr PA AFAT në Qendrën e Paraburgimit të hapur sot në Prishtinë [foto]

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 05 January 2018

Deri 300 të burgosur që do t’u jepet rrugë për në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë do të kenë kushte shumë të mira.

Kjo qendër u ndërtua në një hapësirë që përfshin 10,500 metra katrorë nga Qeveria e Kosovës dhe u kushtoi jo më pak se 6.6 milionë euro.

“Kontrata është nënshkruar, më 18.11.2013 në vlerë 5,845,973.96 milionë euro, dhe aneks kontrata prej 493,893.18 euro, që në përgjithësi i bie se qendra ka kushtuar 6, 339,866.00 milionë euro, pa infrastrukturë”, thuhet nga MAPL në përgjigje për Ndërtimi.info, teksa nëse përfshihet edhe infrastruktura sipas MAPL-së, del vlera 6.6 milionë euro.

-Advertisement-

E rrethuar anë e përtej nga një mur masiv i gjatë pothuajse katër metra prej betoni, qendra shtrihen në disa ndërtesa të vogla dhe një të madhe në mes.

Pa asnjë dritare pa grila, dyer të hekurta përbrenda, lavaman e guacë metali brenda dhomës, e sistem sigurie të lartë, kështu duket kjo ndërtesë.

Për kontrollin që duhet të ju bëhet pajisjeve, saktëson edhe Ligji për Mbrojtje nga Zjarri, i cili thotë në Nenin 17 [Dëshmia për gjendjen e rregullt të pajisjeve], në pikën 2 se “Aparatet bartëse dhe lëvizëse për shuarjen e zjarreve duhet të kontrollohen çdo gjashtë (6) muaj”.

Ndërtimi.info është interesuar për të parë se sa kushton një aparat i tillë dhe sa kushton një kontrollim.

Pasi ka kontaktuar disa kompani, edhe kompaninë e lartëcekur, ka marrë vesh se një aparat i tillë P9 kushton 45 euro dhe kontrolli njëherë në gjashtë muaj kushton 5 euro.

Brenda këtyre gjashtë muajve për çdo gjë që ndodh me aparatin, jep përgjegjësi kompania që ka kryer kontrollin, nëse kalon afati i verifikimit dhe kontrollimit atëherë kompania nuk merr përgjegjësi.

Në anën tjetër Ministria e Administratës Publike, që është përgjegjëse për ndërtimin e kësaj ndërtese, thotë se ndërtimi i kësaj qendre ka përfunduar më nënëtor 2016, por mungesa e lidhjes së kanalizimit në rrjetin e qytetit dhe impiantit për ujërat e zeza e ka shtyrë deri tash përurimin dhe hapjen.

Si rrjedhojë, atëherë edhe janë vendosur bombolat për shuarje të zjarrit.

Sa i përket pyetjes sonë, MAPL thotë se aparatet kanë afat 1-vjeçar që nuk thuhet në dokumentet valide të aparateve dhe as ligjit, teksa do të ndërrohen me të reja.

“Bombolat kundër zjarrit, që kanë afat njëvjeçar, në këtë qendër janë vendosur para një viti, dhe ato do të zëvendësohen me bombola të reja”, u tha nga Ministria e Administratës Publike.

Ndërtimi i kësaj qendre ishte paraparë më 2013 edhe kur kishte filluar puna për ndërtim, me 781 ditë kalendarike, teksa pun aka përfunduar për 722 ditë pune efektive, rrjedhimisht me devijim afati.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera