Rozë

Anxhelina Hadërgjonaj flet për lidhjen me Fatmir Hysenbelliun (Video)

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 29 October 2017

E ftuar në “Xing me Ermalin” ka qenë vajza seksi e këngëtares Albërie Hadërgjonaj, Axhelina.

Ndër të tjera ajo është shprehur edhe për lidhjen e saj me Fatmir Hysenbelliu.

-Advertisement-

Ajo theksoi se nuk ishte modelja Anxhela Martini shkak i ndarjes së tyre.

Sipas Anxhelinës ata kishin dy vjet që ishin larg njëri-tjetrit dhe kjo solli përfundimin e marrëdhënies.

“Secili nga ne u rrit dhe u mor me gjërat e tij. Megjithatë kemi mbetur miq urojmë njëri-tjetrin për ditëlindje dhe festa”, përfundoi Anxhelina.

Anxhelina me të ëmën, këngëtaren Alberie Hadërgjonajn

E pyetur nga Ermal Mamaqi në ‘Xing me Ermalin’ nëse ajo bën vërtet një jetë luksoze Anxhelina u përgjigj “Brenda përbrenda Amerikës gjërat faktikisht nuk janë aq të shtrenjta sa ç’është të vish nga Shqipëria në Amerikë. Mirë jetoj, nuk ankohem.”

Vetëm pak kohë më parë ajo deklaroi se burimi i saj kryesor i të ardhurave është nëna e saj, Albëria dhe në lidhje me këtë deklaratë, Anxhelina shpjegoi “Unë e kisha fjalën që po të mbetem për të paguar qiranë, ajo nuk më lë në rrugë”. /xing/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera