Lajme

Anulohet koncerti me Harry Styles në Royal Arena, policia mbyll përkohësisht linjat e metrosë

Autori: Gazeta inFokus 23:33 | 03 July 2022

Një person i armatosur hapi zjarr në një qendër tregtare në Kopenhagë, duke vrarë një numër të paspecifikuar njerëzish dhe duke plagosur disa të tjerë. Lidhur me këtë policia ka njoftuar se koncerti i paraparë të mbahej me Harry Styles në Royal Arena, është anuluar.

Pas hapjes së zjarrit në një qendër tregtare në Kopenhagë, ku mbetën të vrarë një numër i paspecifikuar njerëzish, policia ka njoftuar koncerti i paraparë të mbahej me Harry Styles në Royal Arena, është anuluar.

Sipas policisë, thuhet se aktualisht janë mbyllur linjat e metrosë M1 dhe M2.

-Advertisement-

Kjo përveç të ftuarve të koncertit, të cilët po kthehen në shtëpitë e tyre.

Ndryshe, sulmuesi i dyshuar i cili është paraburgim, është një 22 vjeçar, i cili është arrestuar pranë qendrës tregtare Fields. Kështu ka deklaruar inspektori i policisë, Soren Thomassen.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë asnjë detaj të mëtejshëm për viktimat apo të dyshuarit, apo sa njerëz u vranë dhe sa të tjerë u plagosën.

Ndërkohë, spitali kryesor i kryeqytetit danez, Rigshospitalet, ka pranuar një “grup të vogël pacientësh”, për trajtim.

Kështu ishte shprehur një zëdhënës për Reuters, teksa ka shtuar se spitali ka thirrur staf shtesë duke përfshirë kirurgë dhe infermierë.

Qendra tregtare është në periferi të Kopenhagës, përballq një linje metroje që lidh qendrën e qytetit me aeroportin ndërkombëtar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera