Lajme

Anulohet diskutimi publik për tarifat e reja të ujit, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 18 November 2021

Mbrojtësit e Konsumatorëve kanë reaguar për diskutimin publik të thirrur nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” për përcaktimin e Tarifave të Ujit në Kosovë.

Në reagim thuhet se KRU Prishtina duhet të publikojë nivelin e ri tarifor të paktën 10 ditë para mbajtjes së diskutimit publik ndërsa KRU Prishtina nuk e ka publikuar.
“Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” duhet të publikojë prezantimin që justifikon propozimin për nivelin e ri tarifor të paktën 10 ditë para mbajtjes së diskutimit publik. KRU Prishtina nuk e ka publikuar prezantimin për planin e ri tarifor sipas obligimeve ligjore”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se sipas afateve ligjore, nëse prezantimi bëhet publik sot, diskutimi publik duhet të shtyhet për të paktën deri 29 Nëntor, 2021.
“Mbrojtësit e Konsumatorëve’ fton Autoritetin Kosovar për Shërbime të Ujit të bën publik planin e ri tarifor menjëherë pastaj sipas afateve ligjore, nëse prezantimi bëhet publik sot, diskutimi publik duhet të shtyhet për të paktën deri 29 Nëntor, 2021”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera