Anulohen zgjedhjet për këshillin lokal në Besi, banorët përleshen mes vete

Autori: Gazeta inFokus
22:34 | 03 June 2023
Kështu ka vlerësuar komisioni për shkak se disa persona nga komuniteti i këtij këshilli kanë qenë të acaruar.
Madje pas vendimit për anulim, mes banorëve të fshatrave Besi, Rimanishtë, Vranidoll e Tenezhdoll, pati kacafytje, me ç’rast është dashur të njoftohet edhe policia.
Klan Kosova e ka kontaktuar drejtorin e Administratës në Komunën e Prishtinës, Bersan Beka, për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje dhe i njëjti ka treguar si erdhi deri te anulimi i procesit.
“Dje është organizuar zgjedhja e kryetarit dhe anëtarësisë së këshillit lokal në Besi dhe meqenëse kishte disa parregullsi, është dashur që të anulohet, meqenëse komisioni e vlerësoi se është me rrezikshmëri vazhdimi i procesit të zgjedhjes së atij këshilli lokal”, ka treguar Beka për Klanin.
Tutje, ai ka treguar se kacafytja në mes të personave në fjalë ka ndodhur pasi që komisioni ka vendosur ta anulojë procesin.
“Pasi komisioni mori vendim për anulim, gjendja filloi të acarohej nga komuniteti i atij këshilli lokal, ku mbërriti edhe deri te kacafytja e disa personave, ku më pastaj u thirr edhe Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes dhe filloi procesi i hetuesisë nga ana e policisë”, shtoi Drejtori i Administratës, Bersant Beka.
Se ka pasur kacafytje në mes të disa banorëve në këtë ngjarje, këtë e ka konfirmuar edhe asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Feim Osmani.
“Afër 350 banorë që ishin tubuar mbrëmë treguan qytetari e dëshirë për të zgjedhur përfaqësues të denjë, por që e tëra u përmbys për shkak të sjelljes huligane të një numri të vogël banorësh të cilët asnjëherë nuk kanë qëllim zgjedhjet, por gjithherë duan të shpërfaqin anën e tyre të errët- mbizotërimin me dhunë”, ka shkruar Osmani në llogarinë e tij në Facebook.
Madje Osmani la të kuptohet se personat që e shkaktuan këtë ekses ishin nga fshati Vranidoll.
“Të dashur vendas, ata kanë emër e mbiemër, kanë vendbanim, lagje e familje, por të jeni të sigurt se nuk janë pasqyra e vërtetë as e fshatit as e lagjes, përveç e emrit të tyre personal e ndoshta edhe familjes. Vranidolli sidomos, ka djem e vajza të mrekullueshëm që kanë dije, kompetencë e trimëri e të cilën edhe e kanë dëshmuar kur ka qenë koha, prandaj sot ata huliganët e mbrëmshëm nuk mund ta njollosin e as ta damkosin fshatin Vranidoll e as banorët e tij, sidoqoftë me ta tanimë do të merret policia e hetuesia”, deklaroi mes tjerash Osmani.
Në fund, ai pranoi se kushtet për zhvillimin e zgjedhjes së kryetarit dhe anëtarësisë së këshillit lokal në fshatin Besi nuk kanë qenë ideale, por theksoi se “sjellja e dhunshme është e papranueshme dhe e dënueshme”.
Ndërkaq, siç merr vesh Klankosova.tv jozyrtarisht, në këtë përleshje së paku një person ka mbetur i lënduar.
Vlen të theksohet se rasti nuk është përfshirë fare në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Vuçiq u bën apel serbëve, ja çfarë ju thotë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq me një video-mesazh të publikuar në In...
-
Aksion i Krimeve të Rënda: Arrestohen dy persona të dyshuar për fajde e detyrim
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar nga Departamenti i Krimeve të Rë...
-
Banorja serbe e Banjskës: Të dënohen fajtorët, Policia e Kosovës korrekte me ne
Disa ditë pas përplasjes me armë, jeta ka rinisur mes autoblindave dhe forcav...
-
Lutfi Haziri: Albin Kurti na përjashtoi nga dialogu, e ka përjashtu edhe presidenten e kryetarin e Kuvendit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë në...
-
“Veriu, tokë e askujt”, Bekim Çollaku përkrah deklaratën e Edi Ramës: Qëndron tërësisht
Ish-këshilltari i Thaçit, Bekim Çollaku, tha se informaat që i posedon kryemi...
-
Eskalon Gjinovci: Edi Rama i përmbushë të gjitha kriteret me shpallë NON GRATA në Kosovë
Analisti Rron Gjinovci ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit...
-
Baton Haxhiu i nervozuar: Ky vend është pa zë, pa opozitë, nuk ka liri
Baton Haxhiu, gazetar ka thënë në Pressing të T7 se Kosova është pa opozitë e...
-
Hoxhaj kritikë ndaj Borrellit e Lajçakut: Janë fshehur, s’po mbajnë qëndrim për çfarë ka ndodhur në Kosovë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj tha në një intervistë...
-
Zogaj: Që prej largimit të Thaçit dhe Veselit, Kurti dhe Osmani krijuan një ‘armik’ tjetër – Edi Ramën
Analisti politik Petrit Zogaj ka reaguar pas shumë kritikave në drejtim të kr...
-
Haxhiu mbron Edi Ramën: Patriotët e tastaturës kanë hyrë në rrugë fashiste, të gjithë janë bërë me VV-në
Gazetari Baton Haxhiu tha në “Pressing” në T7 tha se ekziston një grup që ka ...
-
Mbahet mbledhja e 8-të e Komisionit Bilateral ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut
Bashkëpunimi i frytshëm mes Kosovës dhe Luksemburgut vijoi me mbledhjen e 8-t...
-
Lajçak në Strasbourg të Francës, flet për dialogun me disa eurodeputetë
Miroslav Lajçak, emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, është...